Cristiano Ronaldo me një mesazh motivues

- Bota Sot

Cristiano Ronaldo me një mesazh motivues

Portugalia nuk arriti të festojë zyrtarisht kualifikimin për Botërorin 2026 në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Hungarisë, pasi goli i barazimit nga Szoboszlai i prishi planet skuadrës së Roberto Martínezit.

Megjithatë, atmosfera në kampin portugez mbetet pozitive dhe këtë e ka konfirmuar vetë kapiteni Cristiano Ronaldo me një mesazh motivues në rrjetet sociale.

“Jemi gjithnjë e më afër objektivit tonë! Forca, Portugali!”, ka shkruar CR7, duke u dhënë zemër bashkëlojtarëve dhe tifozëve pas barazimit që i afron edhe më shumë me kualifikimin.

Ronaldo ishte përsëri protagonist absolut, duke shënuar dy gola dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve për Kupën e Botës. Një tjetër rekord që e shton legjendën e tij tashmë të pasur me arritje unike.

“Nuk është sekret që për mua përfaqësimi i Kombëtares ka një domethënie të jashtëzakonshme. Jam jashtëzakonisht krenar që kam arritur këtë sukses për Portugalinë.

Falënderime të gjithë atyre që më kanë ndihmuar në këtë rrugëtim. Do të shihemi në nëntor për ta përfunduar punën dhe për të siguruar kualifikimin në Botëror,” – ka përfunduar sulmuesi 40-vjeçar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot