Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka përdorur të drejtën e tij të vetos për të bllokuar një raund të ri sanksionesh të BE kundër Rusisë.
Më këtë lëvizje, ai është duke përgatitur terrenin për një përplasje të plotë gjatë samitit të javës së ardhshme.
Bëhet fjalë për një paketë të propozuar për gati një muaj, e cila synon gazin natyror të lëngshëm rus, infrastrukturën e naftës, platformat e kriptomonedhave, si dhe lëvizjen e diplomatëve rus në të gjithë bllokun.
Ndërkaq bëhet me dije se detajet teknike dhe ligjore të kufizimeve janë rregullua dhe zgjidhur.
Kjo çështje është lënë e varur për një votim përfundimtar.
Vetë, kryeministri Fico e ka bërë të qartë pas një telefonate me Antonio Costa-n, presidentin e Këshillit Europian, i cili ky i fundit ka shprehur “habinë”e tij për faktin se Ukraina po zhvendoset në një “plan të dytë”.
“Nuk jam i interesuar të merrem me paketa të reja sanksionesh kundër Rusisë derisa të shoh, në përfundimet e samitit, udhëzime politike për Komisionin Evropian se si të adresohet kriza në industrinë e automobilave dhe çmimet e larta të energjisë që po e bëjnë ekonominë evropiane plotësisht jokonkurruese”, tha Fico të mërkurën.