Takimi i parë i presidentit të përkohshëm të Sirisë me Vladimir Putin, pas rënies së Bashar al-Assad

- Bota Sot

Takimi i parë i presidentit të përkohshëm të Sirisë me Vladimir Putin, pas rënies së Bashar al-Assad

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Al-Shaara ka udhëtuar drejt Moskës për një takim me presidentin rus Vladimir Putin ditën e sotme. Ky takim “shënon” kontaktin e parë midis Trump dhe Al-Shaara.

Ky takim ishte i veçantë duke ditur se Putin ka dhënë mbështetje të theksuar te paraardhësi i Al-Ashaara, Bashar al-Assad.

Pas rrëzimit të regjimit të al-Assad, ky i fundit është larguar drejt Rusisë, ku ju dha dhe azil atij dhe familjes së tij.

Ndërkaq,Putin ka thënë se të dy vendet ka qenë miqësore për më shumë se 80 vjet dhe se marrëdhënia e Rusisë me Sirinë nuk lidhet me rrethanat politike.

“Gjatë këtyre dekadave, ne gjithmonë jemi udhëhequr nga një gjë: interesat e popullit sirian.”- ka thënë udhëheqësi rus.

Ky i fundit e ka quajtur përmbysjen e regjimit të Asadit një sukses të madh deh një hap drejt konsolidimit shoqëror.

Ka përmendur gjithashtu se zgjedhjet e fundit parlamentare të Sirisë do të forcojnë bashkëpunimin midis të gjithave forcave politike në vend.

Më herët këtë vit, qindra njerëz u vranë në ditë dhune në Sirinë jugore, e cila filloi me përleshje midis anëtarëve të grupit minoritar Druze dhe fiseve beduine dhe më pas shkaktoi një ndërhyrje ushtarake.



Lexoni të gjitha në Bota Sot