Lewandowski si Suarez? Shfaqet Atletico Madrid

- Bota Sot

Lewandowski si Suarez? Shfaqet Atletico Madrid

Negociatat midis Robert Lewandowski dhe Barcelonës për rinovimin e kontratës mbeten të bllokuara.

Kontrata e sulmuesit polak skadon në vitin 2026 dhe ngërçi po tërheq vëmendjen e disa klubeve, të cilat janë të etura të nënshkruajnë me të si transferim i lirë.

Siç raportohet nga disa media spanjolle, Atlético Madrid është midis tyre. Colchoneros shpresojnë kështu të përsërisin marrëveshjen që solli Luis Suarez në kryeqytetin spanjoll.

Pasi u largua nga katalanasit, sulmuesi uruguaian e udhëhoqi Atléticon drejt lavdisë në La Liga në vitin 2021. A do të ndodhë e njëjta gjë dhe me Lewandowskin?

Dëshira e sulmuesit polak është qëndrimi te katalanasit, por nuk përjashtohet dhe një udhëtim drejt Serisë A, me Milanin të gatshëm për të vepruar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot