Vllaznia mbyll aventurën evropiane

- Bota Sot

Vllaznia mbyll aventurën evropiane

Vllaznia e vajzave mbyll aventurën evorpiane.

Në stadiumin “Loro Boriçi”, skuadra shkodrane mposhtet nga Inter me rezultatin 0:5.

Përballja nisi me pritshmëri të ndara, Vllaznia me mbështetjen e publikut kërkoi të shfaqë karakter, ndërsa Inter me përvojë dhe forcë në çdo repart, tregoi se kishte ardhur për fitore.

Në minutën e 8-të goli i parë u shënua nga Bugeja.

Në pjesën e dytë, diferenca u thellua. Vllaznia nuk pati forcë për të reaguar dhe në minutën e 48-të, Polli shënoi golin e dytë. Tre minuta nga ai realizim, Inter do të shënonte të tretin me Glionna.

Avantazhi i i tre golave tronditi Vllazninë që pësoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Tomasselin nga pika e bardhë e penalltisë dhe Detrujer në minutën e 81’.

Vllaznia kërkoi të jepte maksimumin, të tregonte personalitet, por u përball me një ekip tradite që ka përvojë, kualitet dhe emra të mëdhenj në përbërje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot