Interi regjistron fitim historik: 35 milionë euro plus

- Bota Sot

Interi regjistron fitim historik: 35 milionë euro plus

Në selinë e klubit zikaltër u zhvillua sot asambleja e aksionarëve të Interit, nga e cila doli një lajm historik: për herë të parë pas 15 vitesh, bilanci financiar i klubit është mbyllur me fitim neto prej 35,4 milionë eurosh, ndërsa të ardhurat kanë arritur në 567 milionë euro, niveli më i lartë në historinë e klubit dhe rekord absolut në Serie A (pa përfshirë shitjet e lojtarëve).

Në komunikatën zyrtare të Interit theksohet se ky sukses ekonomik është rezultat i rritjes së të ardhurave nga garat vendase dhe evropiane, pjesëmarrjes në FIFA Club World Cup, si dhe rritjes së ndjeshme të të ardhurave nga sponsorizimet dhe ndeshjet në “San Siro”. Krahasuar me vitin financiar të kaluar, Interi ka realizuar një përmirësim neto prej 70 milionë eurosh.

“Për herë të parë në historinë moderne të Interit regjistrojmë fitim neto. Ky rezultat pasqyron forcën e strategjisë sonë, të bazuar në qëndrueshmëri, efikasitet operativ dhe menaxhim të zgjuar të burimeve,” – u shpreh ai.

Marotta falënderoi gjithashtu fondin Oaktree për mbështetjen financiare dhe për vizionin strategjik që ka ndihmuar në stabilitetin e klubit. Ai shtoi se vendimi i Këshillit Bashkiak të Milanos për shitjen e “San Siros” Interit dhe Milanit hap një epokë të re për futbollin italian:

“Do të ndërtojmë një stadium modern dhe inovativ, një shtëpi të denjë për historinë dhe të ardhmen e Interit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot