Hegseth: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse lufta në Ukrainë nuk mbaron

- Bota Sot

Hegseth: Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse lufta në Ukrainë nuk mbaron

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar se nën udhëheqjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe së bashku me aleatët evropianë, do të bëhet çdo përpjekje për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Hegseth e bëri këtë deklaratë në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (Ramstein) në Bruksel.

“Nëse konflikti nuk përfundon së shpejti, Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët e tyre, do të marrin masat e nevojshme për të siguruar që Rusia të paguajë çmimin për agresionin e saj të vazhdueshëm”, theksoi Hegseth.

Ai tha se Trump është i aftë të krijojë mundësi për paqe edhe në situatat më të vështira kur paqja duket e largët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot