Zymer Bytyqi po kalon një nga periudha më të vështira në karrierë.
Sulmuesi shqiptar u largua nga CSKA Sofia, ndërsa aktualisht qëndron pa ekip.
Për këtë në Turqi i kanë bërë jehonë, duke kujtuar periudhën e artë te Konjaspor.
Vlera e 29-vjeçarit është 2.5 milionë euro në tregun e “transfermarkt”.
Anësori i krahut të majtë po ashtu numëron 24 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës ku ka gjetur një herë golin.
Disa klube kanë përfituar nga shitja e kartonit të sulmuesit. Olimpiakos e afronte Bytyqin për 1 milion euro, ndërsa e shiti më pas te Antaliaspor për 3.5 milionë eruo. Rënia e tij filloi pikërisht dy vite më parë.
Zymeri u largua nga CSKA pikërisht për shkak të paraqitjeve. Në Turqi ndërkohë është shpërndarë si profil, duke treguar vlerësimin e tij për Konjaspor.