Ndodh në Shqipëri! Arrestohet portieri

- Bota Sot

Ndodh në Shqipëri! Arrestohet portieri

Portieri i Tërbunit, Brajan Marku, është arrestuar dje pas ndeshjes së luajtur me Kukësin në Kupën e Shqipërisë. 

Policia raporton se 22-vjeçari dhunoi për motive të dobëta një punonjës së Policisë Bashkiake të Kukësit.

Sfidën e fitoi pas kohës shtesë Kukësi, pikërisht me rezultatin 3 me 1. Kështu do të marrin pjesë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin B. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (portier i skuadrës së futbollit “Tërbuni”), pasi në përfundim të ndeshjes së futbollit “Kukësi- Tërbuni”, në stadiumin “Kukës Arena”, ka dhunuar, për motive të dobëta, një punonjës të Policisë Bashkiake Kukës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot