FSHF përcakton kalendarin e Superiores

- Bota Sot

FSHF përcakton kalendarin e Superiores

Komisioni i Ligave dhe Garave është mbledhur dhe ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 7-të e deri në javën e 11-të.

Ky kampionat rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve kombëtare në kualifikueset e Botërorit 2026.

Sfidat e javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 tetor. Java e 8-të e kampionatit elitë do të luhet më 24 dhe 25 tetor.

Java e 9-të e kampionatit do të luhet në mesjavën e 28-29 tetorit ndërsa java e 10-të do të luhet me 2 dhe 3 nëntor.

Java e 11-të e këtij kampionati do të zhvillohet në fundjavën e 8  dhe 9 nëntorit.

Java 7

Bylis – Vllaznia  18.10.2025 14:00

Tirana – Teuta  18.10.2025 17:00

Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00

AF Elbasani – Vora 19.10.2025 17:00

Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00



Lexoni të gjitha në Bota Sot