Viera nuk ka dyshime

- Bota Sot

Viera nuk ka dyshime

Të janë të mrekulluar nga loja e skuadrës spanjolle dhe natyrisht qe nga ky vlerësim që i bëhet iberikëve nuk ka dalë jashtë kornizave edhe ishmesfushori francez, Patrik Viera.

Trajeri aktual i Genoas, ishte sponsori i prezantimit të finalistëve të “Golden Boy”, të mbajtur në qytetin bregdetar italian.

Francezi e ka të qartë se cili vend sundon botën e futbollit tetë muaj para Kupës së Botës. “Spanja është një shembull se si bëhen gjërat me lojtarët e rinj. Ata janë lojtarë të mirë, inteligjentë që dinë të luajnë futboll shumë mirë.

Ekipi i dytë është gjithmonë shumë afër të parit, ata punojnë së bashku, ata i bëjnë gjërat shumë mirë”. Ish-mesfushori dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën është entuziast për atë që po bën Spanja e Luis de la Fuentes. “Tani për tani, askush nuk luan si Spanja. Unë e them këtë dhe tifozët në të gjithë botën e thonë. Nuk ka dyshim për këtë.

Ata janë në rrugën e duhur. Ata kanë punuar shumë mirë për shumë vite dhe kjo duket.” Francezi e vlerëson Lamine-n, por beson se lojtari i Barçës nuk është i vetëm në garën për ta çuar Spanjën në majë. “Lamin është në majë, por ka shumë lojtarë shumë të mirë dhe një ekip të shkëlqyer teknik.

Fjala vjen është Pedri qe luan në çdo pozicion, por edhe Ojiarzabal dhe Mikel Merino, të cilët shënojnë sa herë u jepet rasti. Ish -mesfushori i Arsenalit, Juventusit, Interit dhe Milanit beson se më e mira e Jamal ende nuk ka ardhur. “Ai e tregoi këtë në Kampionatin Evropian dhe gjëja më e mirë është se ai vazhdon të përmirësohet me kalimin e ndeshjeve.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot