Juventusi është në kërkim të përforcimeve për mesfushën dhe emri më i fundit në listën e klubit bardhezi është ai i Gustavo Sa, talent i Famalikao-s.
Mesfushori 20-vjeçar ka spikatur në Portugali për aftësinë për të mbuluar disa role, duke luajtur si trekuartist por edhe si organizator loje, një profil që do t’i jepte fleksibilitet dhe gjallëri një reparti që shpesh ka treguar mungesë fantazie.
Vlera e kartonit të tij vlerësohet rreth 15 milionë euro, një shumë e përballueshme për Juventusin, që do të preferonte formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
Sá shihet si një investim për të ardhmen, por edhe si alternativë konkrete për sezonin aktual.
Megjithatë, objektivi kryesor mbetet Sergej Milinkoviç-Saviç, një emër që ngjall entuziazëm por që përballet me pengesën e madhe të pagës së lartë – plot 20 milionë euro në vit – çka e vë në pikëpyetje realizimin e këtij transferimi.