Federata e Indonezisë shkarkon Patrick Kluivert pas dështimit

- Bota Sot

Federata e Indonezisë shkarkon Patrick Kluivert pas dështimit

Federata e Futbollit të Indonezisë ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Patrick Kluivert nga posti i trajnerit të kombëtares së parë. Vendimi është marrë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë për zgjidhjen me konsensus të kontratës dyvjeçare, e cila ishte nënshkruar në fillim të vitit 2025.

Rezultatet e fundit zhgënjyese në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kanë qenë vendimtare për këtë vendim. Kombëtarja indoneziane pësoi dy humbje radhazi, 2-3 kundër Arabisë Saudite dhe 1-0 ndaj Irakut që vulosën eliminimin e saj nga gara për një vend në fazën e ardhshme.

Në komunikatën zyrtare, Federata falënderoi Kluivert për punën dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës në drejtim të ekipit:

“Ky hap bën pjesë në një vlerësim të përgjithshëm të programit të zhvillimit të futbollit kombëtar. I jemi mirënjohës trajnerit Kluivert për përpjekjet dhe profesionalizmin e treguar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot