Tirana “shtyp gazin” para sfidës me Tuetën

- Bota Sot

Tirana “shtyp gazin” para sfidës me Tuetën

Fitorja në derbi ndaj Partizanit ka rritur optimizmin te Tirana për të ndryshuar “marshin” në vijim.

Në postimin e radhës të klubit bardheblu, grupi është duke u përgatitur me ritëm të plotë, në vigjilje të ndeshjes me Teutën, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.

Deri në këtë pikë të kampionatit, Tirana grumbullon 5 pikë, e përkthyer me zonën e “ftohtë” në tabelë.

Nisja e dobët nga “rekordmenët”e  Shqipërisë bëri që të kishte edhe një “kurban”, largimi i ish-trajnerit Vangjel Mile.

Duhet thënë se kryeqytetasit zhvilluan një merkato verore shumë aktive, por afrimet “big” deri në këtë fazë kanë mbetur të tilla vetëm në “letër”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot