Pas një fillimi të jashtëzakonshëm të sezonit me Atletiko Madridin, Julian Alvarez thuhet se dëshiron të largohet nga “Los Kolçoneros” këtë dimër dhe ëndrra e tij do të ishte të bashkohej me kampionët në fuqi të Evropës, Paris Sen Zhermenit.
Sipas faqes “PSG Inside Actus”, sulmuesi argjentinas, i cili refuzoi PSZH-në, ndër të tjera, në verën e vitit 2024 për të nënshkruar me Atletiko Madridin, tani dëshiron një ndryshim të situatës.
Qëllimi i tij do të ishte t’i bashkohej Paris Sen Zhermen gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Megjithatë, kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2030 me Atletikon, të cilët nuk janë të gatshëm ta shesin atë kaq shpejt Dhe nëse një largim do të ndodhte, çmimi do të ishte mjaftueshëm astronomik për t’ia mbyllur derën PSZH-së, të cilët kanë ndaluar së shpenzuari më shumë në treg.
Në rast se transferimi nuk ndodh në afatin kalimtar dimëror, atëherë PSZH do të ketë rival të fortë, Barcelonën, gjatë verës 2026.