Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

- Bota Sot

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje në Prishtinë

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.

Policia ka publikuar në rrjetet social një video në të cilin shihet personi i kërkuare.

Qytetarët për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit në video, duhet të kontaktojnë policinë në e-mail [email protected].

Ose në aplikacionin Lajmëro policinë ose në numrin e telefonit 192.



Lexoni të gjitha në Bota Sot