Ventura: Italia ime doli e dyta pas Spanjës

- Bota Sot

Ventura: Italia ime doli e dyta pas Spanjës

Ish-komisari teknik i Italisë, Gian Piero Ventura në një intervistë të dhënë për mediet italiane ka përfituar nga rasti për të evidentuar standardin e dyfishtë të përdorur nga opinioni publik sa i përket vlerësimit të punës së bërë në Kombëtaren e katër herë kampioneve të botës në dekadën e fundit.

Ventura befason!

“Në ditët e sotme po shikoj se po festojnë me shumë entuziazëm kualifikimin në fazën play-off.

Por kur isha unë trajner kjo fjalë as që mund të përmendej dhe të mendoni se Italia ime mbërriti e dyta pas Spanjës jo si sot që është lënë pas nga Norvegjia”, tha  Gian Piero Ventura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot