Torricelli rrëfen stërvitjen e parë me Zidane: Nga cili planet vjen ky?!

- Bota Sot

Torricelli rrëfen stërvitjen e parë me Zidane: Nga cili planet vjen ky?!

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Moreno Torricelli, ka ndarë kujtime të veçanta nga fillimet e tij me bardhezinjtë në një intervistë për La Gazzetta dello Sport. Një rrëfim plot emocione e nostalgji, që rikthen pas në kohë periudhën e lavdishme të viteve ‘90 në Torino.

Ai kujton emocionet e para pas transferimit te Juventusi, një kalim i papritur për dikë që kishte ardhur nga futbolli amator:

“Në fillim isha pak i turpshëm, nuk ishte bota ime. Duhej të mësohesha me gjithçka. Mendo se për vetëm tre muaj kalova nga një rrogë prej 2–3 milionë lire në një prej 80 milionësh. Ishte si një ëndërr,” rrëfen ai.

Torricelli zbulon se lojtari që e impresionoi më shumë në ato ditë të para ishte Gianluca Vialli, legjenda që fatkeqësisht nuk jeton më: “Studioja pak personalitetin e Viallit.

Erdhëm të dy në të njëjtën kohë: ai si kampion i Italisë me Sampdorian, unë si një anonim.

Por me kalimin e kohës u bëmë miq. Ai nuk e pëlqente të ngiste makinën, ndaj çdo mëngjes shkoja ta merrja për në stërvitje. Ishte një vëlla i vërtetë dhe një kapiten i madh.”

N♪7 fund ndalet edhe te momenti kur Zinedine Zidane mbërriti në Torino, mes skepticizmit të mediave pas largimit të Viallit dhe Ravanellit: “Zizou erdhi më vonë, me shumë dyshime nga televizioni dhe shtypi. Ne sapo kishim fituar Champions-in dhe

shumë nuk e njihnin. Por që në stërvitjen e parë na la të gjithë pa fjalë. Një veronikë, dy driblime dhe iku. Na ra goja. E pamë njëri-tjetrin sikur të thoshim: ‘nga cili planet erdhi ky?’”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot