Tensionet mes Fenerbahçes dhe José Mourinhos duket se nuk janë mbyllur ende, edhe pse trajneri portugez është larguar nga klubi që në fund të gushtit. Sadettin Saran, president i ri i klubit turk dhe pasues i Ali Koç-it, ka kritikuar publikisht mënyrën se si “Special One” përgatiti skuadrën gjatë fazës përgatitore të verës.
“Ende ndihen efektet e përgatitjeve të dobëta gjatë periudhës së Mourinho-s në Portugali.
Ky proces ndikoi negativisht në gjendjen fizike dhe mendore të ekipit.
Vetëm një stërvitje në javë gjatë fazës përgatitore në Portugali?
Kështu nuk mund të jetë!”, – deklaroi Saran në fjalimin e tij para medieve turke.
Mourinho ishte trajner i Fenerbahçes gjatë sezonit 2024/25 dhe në fillim të sezonit aktual 2025/26, por u largua në fund të gushtit. Pak javë më vonë, në shtator, ai firmosi me Benfikën, duke u rikthyer në kampionatin portugez pas shumë vitesh.
Deklaratat e Sadettin Saran-it kanë rikthyer në vëmendje periudhën e trazuar të Mourinho-s në Stamboll, gjatë së cilës skuadra e Fenerbahçes pati rezultate të paqëndrueshme dhe probleme fizike që, sipas drejtuesit të ri, po ndihen ende në këtë fillim sezoni.