Rey Manaj u kthye në hero për të gjithë shqiptarët

- Bota Sot

Rey Manaj u kthye në hero për të gjithë shqiptarët

Rey Manaj u kthye në hero për të gjithë shqiptarët, pas golit në ndeshjen që Kombëtarja jonë fitoi në Leskovac 0-1 përballë Serbisë.

Pikërisht ai gol dhe festa me shqiponjë, kthyen lushnjarin në “idhull”.

Ndërkohë që sot, Manaj vendosi që të largohej nga Shqipëria, për t’u rikthyer në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sulmuesi 28-vjeçar është kthyer pikërisht në shtetin ku aktivizohet me klubin e Al Sharjah.

Është vetë futbollisti, i cili ka publikuar një foto nga ashensori, duke treguar që është në Dubai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot