Bayerni është i papërmbajtshëm, duke fituar tetë ndeshjet e fundit.
Dhe tani vjen Borusia Dortmund. Lojtari rekordmen, Lotar Mateus analizon situatën para “samitit” të gjigantëve gjermanë:
“Një garë kampionati emocionuese deri në fund do të ishte më tërheqëse për Bundesligën, edhe në aspektin e interesit jashtë vendit.
Bundesliga do të përfitonte nëse Dortmund, në këtë rast skuadra më e vogël, do të mund të realizonte një sensacion jashtë fushe.
Rezultati më i mirë do të ishin tri pikë, natyrisht. Por të paktën nuk duhet të humbasin nëse duan të qëndrojnë brenda distancës së arritshme.”
Ai vazhdoi: “Dhe Dortmund ka gjetur një sistem dhe lojtarë me mentalitet të duhur, edhe aty ku më parë kishin vështirësi”.