Trajneri i Dortmundit: Problemi i vetëm i Kimmich

- Bota Sot

Trajneri i Dortmundit: Problemi i vetëm i Kimmich

Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovaç, ka folur me shumë vlerësim për mesfushorin e Bayernit të Mynihut, Joshua Kimmich, duke e cilësuar si një nga futbollistët më të kompletuar dhe më të vlefshëm në futbollin gjerman.

“Për ‘Jo’-në mund të them vetëm gjëra pozitive. Ai jep 100% në çdo moment, qoftë në stërvitje apo gjatë një ndeshjeje. Është një lider i lindur, dhe ka qenë i tillë që në moshë të re, edhe kur luante përkrah ‘yjeve’ të mëdhenj,” – u shpreh Kovaç.

Trajneri kroat, i cili e njeh mirë futbollin gjerman, shtoi me humor se “problemi i vetëm i Kimmich është që mund të luajë shumë mirë në shumë pozicione”.

“Ku do që luan, ai është i jashtëzakonshëm.

Është tipi i futbollistit që çdo trajner do të dëshironte ta kishte në ekip. Sipas mendimit tim, ai është mesfushori më i mirë dhe, pa asnjë dyshim, mbrojtësi i djathtë më i mirë në Gjermani,” – përfundoi Kovaç.

Deklarata e tij vjen në një moment kur e ardhmja e Kimmich te Bayerni është shpesh në qendër të vëmendjes, por vlerësime si këto tregojnë rëndësinë e tij në futbollin gjerman dhe më gjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot