Luis de la Fuente u largua i kënaqur me performancën e ekipit kombëtar.
“A kishim mungesa? Për mua, është ende një ekip i shkëlqyer që luajti. Është një luks të kesh këta lojtarë. Angazhim dhe qëndrim. Duhet ta shijojmë momentin. Ajo që treguan në pjesën e dytë më bën shumë krenar. Ata gjithmonë duan të fitojnë dhe e tregojnë këtë në çdo ndeshje”.
Lojtari i Barçës, Pedri, tregoi edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë.
“Pedri është një futbollist i shkëlqyer. Ai sheh gjëra që askush tjetër nuk i sheh. Loja ishte e ngjashme me atë kundër Elçes, dhe Le Normand e interpretoi përsëri shumë mirë.”
Mbi rekordin e pamposhtur ai foli pak, madje shumë pak .”Lojtarët janë arkitekti i kësaj arritjeje, por ne duam më shumë.
Kjo skuadër nuk lodhet kurrë së luftuari për të fituar. Ne tashmë po shohim përpara drejt nëntorit. Të lumtur me atë që kemi arritur, por ajo që kemi në mendje është sigurimi i kualifikimit në Kupën e Botës.”
Në rekordin prej 29 ndeshjesh pa humbje, duhet të shtojmë edhe 63 ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës pa humbje në shtëpi. Ajo që kanë bërë nuk është e mjaftueshme, dhe De la Fuente e bën të qartë këtë .
“Kemi dy ndeshje të mbetura dhe duhet të mendojmë për Gjeorgjinë, por nuk jemi kualifikuar ende. Duhet shumë më tepër”. Por se çfarë duhet më tepër, vetëm De la Fuente e di dhe e kupton!.