Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkëndijës së Tetovës, shfrytëzoi pushimin në kampionat për shkak të kombëtareve dhe sot në stadiumin e qytetit në Tetovë zhvilloi ndeshje miqësore me Bashkimin.
Skuadra nga Tetova triumfoi bindshëm me rezultat 5:1 ndaj Bashkimit.
Kjo miqësore ishte e mirëseardhur për të dy ekipet.
Nga ana tjetër Shkëndija synon të mbajë formën jo vetëm për kampionat por edhe për Conference League.
SHKËNDIJA-BASHKIMI 5:1 (3:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Kërstevski 31’, Ibraimi 43’ (pen.), Liçina (autogol) 57’, Jakupi 107’ dhe Spahiu 114’ (Shkëndija), ndërsa H. Saiti 110’ (Bashkimi)
SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Fetai, Belica, Ajeti, Zejnullai, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Kërstevski, Ibraimi (c).
Luajtën edhe: Murati, Webster, Qaka, F. Ramadani, Mazari, Jakupi, Spahiu, Ademi, Ramani, Meliqi dhe Ceka.
Trajner: Jeton Beqiri.