Ylli tetëmbëdhjetë vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, është renditur ndër dhjetë futbollistët më të paguar në botë për vitin 2025, sipas listës më të fundit të revistës "Forbes", të cilën e kryeson portugezi Cristiano Ronaldo.
Ronaldo, me të ardhura marramendëse prej 280 milionë dollarësh në vit, mban vendin e parë, pas nënshkrimit të një kontrate të re dyvjeçare me klubin saudit Al Nassr. Dyzet vjeçari vazhdon të mbetet futbollisti më i pasur i futbollit botëror, ndërsa po i afrohet shifrës historike prej 1000 golave në karrierë.
Në vendin e dytë qëndron Lionel Messi me 130 milionë dollarë, shumicën e të cilave i përfiton nga marrëveshjet jashtë fushës. Ylli i Inter Miamit ka kontrata me gjigantët Adidas, Lay’s dhe Mastercard, dhe kohët e fundit ka lansuar edhe një pije sportive të veten.
Në vendin e tretë është francezi Karim Benzema me 104 milionë dollarë, falë kalimit të tij në klubin saudit Al Ittihad. Pas tij renditen Kylian Mbappe i Real Madrid me nëntëdhjetë e pesë milionë dhe Erling Haaland i Manchester City me tetëdhjetë milionë dollarë.
Rritja e shpejtë e Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës së futbollit. Sezoni i tij i shkëlqyer 2024/25 me Barcelonën ka përfshirë tetëmbëdhjetë gola dhe njëzet e pesë asistime në të gjitha garat, si dhe suksesin me Spanjën në Kampionatin Evropian.
Sipas "Forbes", Yamal ka shtuar në portofolin e sponsorëve kompaninë Beats by Dre, përveç marrëveshjeve ekzistuese me Adidas, Konami dhe Powerade, duke arritur fitime totale prej dyzet e tre milionë dollarësh.
Lista e 10 futbollistëve më të paguar në vitin 2025 sipas Forbes:
1. Cristiano Ronaldo (Al Nassr) – 280 milionë dollarë
2. Lionel Messi (Inter Miami) – 130 milionë dollarë
3. Karim Benzema (Al Ittihad) – 104 milionë dollarë
4. Kylian Mbappe (Real Madrid) – Nëntëdhjetë e pesë milionë dollarë
5. Erling Haaland (Manchester City) – Tetëdhjetë milionë dollarë
6. Vinicius Jr (Real Madrid) – Gjashtëdhjetë milionë dollarë
7. Mohamed Salah (Liverpool) – Pesëdhjetë e pesë milionë dollarë
8. Sadio Mane (Al Nassr) – Pesëdhjetë e katër milionë dollarë
9. Jude Bellingham (Real Madrid) – Dyzet e katër milionë dollarë
10. Lamine Yamal (Barcelona) – Dyzet e tre milionë dollarë