Cristiano Ronaldo vazhdon të kryesojë listën e futbollistëve më të paguar në botë për vitin 2025, sipas revistës Forbes, me plot 280 milionë dollarë fitime, pas rinovimit të kontratës dyvjeçare me Al-Nassr.
Pas tij renditen Lionel Messi i Inter Miamit me 130 milionë dollarë dhe Karim Benzema i Al-Ittihad me 104 milionë dollarë. Pesëshen e parë e plotësojnë Kylian Mbappe i Real Madridit (95 milionë) dhe Erling Haaland i Manchester Cityt (80 milionë).
Risia e listës është Lamine Yamal, 18-vjeçari i Barcelonës, i cili hyn për herë të parë mes dhjetë më të paguarve me 43 milionë dollarë. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku shënoi 18 gola dhe dha 25 asiste, Yamal fitoi tripletën me Barcelonën dhe ndihmoi Spanjën të fitonte Kampionatin Evropian.
Dhjetëshja e plotë sipas Forbes:
Cristiano Ronaldo (Al-Nassr) – 280 mln $
Lionel Messi (Inter Miami) – 130 mln $
Karim Benzema (Al-Ittihad) – 104 mln $
Kylian Mbappe (Real Madrid) – 95 mln $
Erling Haaland (Manchester City) – 80 mln $
Vinicius Jr (Real Madrid) – 60 mln $
Mohamed Salah (Liverpool) – 55 mln $
Sadio Mane (Al-Nassr) – 54 mln $
Jude Bellingham (Real Madrid) – 44 mln $
Lamine Yamal (Barcelona) – 43 mln $