Zyrtare: FFK e blindon arkitektin e sukseseve të Kosovës në futboll

- Bota Sot

Zyrtare: FFK e blindon arkitektin e sukseseve të Kosovës në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.

Kontrata, e cila garanton qëndrimin e trajnerit gjerman në krye të ekipit kombëtar deri në fund të vitit 2027, është nënshkruar më 6 tetor nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe vetë përzgjedhësi Foda, në ditën e parë të grumbullimit të tetorit.

Sipas marrëveshjes, kontrata e Fodas do të zgjatet automatikisht në rast se Kosova siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian 2028.

Franco Foda mori drejtimin e Kosovës më 17 shkurt 2024 dhe deri më tani ka udhëhequr ekipin në 17 ndeshje, me bilanc prej 11 fitoreve, 2 barazimeve – përfshirë atë kundër Rumanisë (0:0) – dhe 4 humbjeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot