Tragjike për futbollin, lojtari ndërron jetë në fushën e lojës - reagon federata

- Bota Sot

Tragjike për futbollin, lojtari ndërron jetë në fushën e lojës - reagon federata

Lajm i trishtë vjen nga bota e futbollit ku dje ndërroi jetë Dias Toleu. 19-vjeçari po luante në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Ligës së Parë mes Khan Tengri dhe Ekibastuz.

Ishte minuta e 65-të, kur lojtari i Khan Tengri u rrëzua në fushë. Më pas u konfirmua që ka ndërruar jetë, edhe pse arsyeja akoma nuk bëhet e ditur. I lindur në Almat, i riu ishte produkt i moshave të Kairatit. Me Khan Tengrin luante prej prillit të vitit 2024.

Njoftimi i Federatës:

“Federata e Futbollit të Kazakistanit e mori lajmin për vdekjen e sulmuesit Dias Toleu me trishtim të thellë. Edhe pse shumë i ri, ai njihej për pasionin e tij për futbollin dhe talentin e madh. Në këto momente të vështira, ne ndajmë dhimbjen me familjen, miqtë dhe klubin e tij”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot