Ndalohen 360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në kufi

- Bota Sot

Ndalohen 360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në kufi

Gjatë kontrolleve rutinore nga zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar për kontroll të detajuar një automjet, në të cilin është hasur mall i padeklaruar.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, pavarësisht deklarimit negativ nga personi përgjegjës lidhur me posedimin e mallrave, gjatë kontrollit janë zbuluar mallra të fshehura në automjet.

Mallrat e padeklaruara përfshijnë: 360 kg mish qafe derri (pa kocka), 96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gram secila).

“Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar, parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe shëndetësore të vendit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot