Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja u rikthye në versionin e tij më të mirë në miqësoren ndaj Jordanisë, e përkthyer me gol dhe asist.
Ish-mesfushori i Shqipërisë Altin Lala ka përcaktuar pozicion ideal që 24-vjeçari mund të jetë “vrasës” para portës mike:
“Mendimi im ka qenë edhe para ndeshjes me Serbinë.
Nuk e shikoj Brojën në krah. Nuk janë vrapimet apo lëvizjet e tij kur është loja pa topë.
Veprimet që duhet ti bëjë një lojtar krahu, Broja nuk i ka natyrale, sepse ka luajtur gjithmonë në sulm. E shoh Brojën me tepër në qendrës se sa në krahë.
Gjithsesi, kjo është zgjedhje e trajnerit”.