Man Utd - Liverpool: Ndeshja që mund të vendosë fatin e Amorim

- Bota Sot

Man Utd - Liverpool: Ndeshja që mund të vendosë fatin e Amorim

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, po hyn në një fazë vendimtare të mandatit të tij në “Old Trafford”, teksa presioni po rritet ndjeshëm para përballjes së shumëpritur kundër Liverpoolit në “Anfield” këtë të diel.

Pavarësisht mbështetjes publike nga bashkëpronari Sir Jim Ratcliffe, i cili ka deklaruar se trajneri portugez duhet të ketë “tre vite kohë” për të dëshmuar veten, analistët dhe tifozët mendojnë se një humbje e thellë ndaj rivalëve historikë mund të ndikojë ndjeshëm në të ardhmen e tij.

Amorim, 40 vjeç, ka regjistruar vetëm 10 fitore në 34 ndeshje të Ligës Premier që prej zëvendësimit të Erik ten Hag sezonin e kaluar, ndërsa skuadra vazhdon të vuajë për stabilitet në paraqitje dhe rezultate.

Përballja në “Anfield” shënon fillimin e një serie ndeshjesh të vështira, që mund të përcaktojnë fatin afatgjatë të trajnerit në krye të “Djajve të Kuq”.

Edhe pse Ratcliffe ka bërë thirrje për durim, rezultatet në fushë janë ajo që do të peshojë më shumë.

Aktualisht, United ndodhet në vendin e 10-të në tabelën e Ligës Premier, me tre humbje në shtatë ndeshje, ndërkohë që kërkon të gjejë ritmin pas një sezoni zhgënjyes ku përfundoi në vendin e 15-të, pozicionimi më i dobët i klubit që nga viti 1974. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot