Rolfes ka theksuar se problemet e Wirtz nuk janë të lidhura me lojtarin

- Bota Sot

Rolfes ka theksuar se problemet e Wirtz nuk janë të lidhura me lojtarin

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka siguruar se ish-mesfushori i klubit, Florian Wirtz, do të rikthehet në formën e tij më të mirë te Liverpool.

Wirtz qe transferuar te Liverpool për 100 milionë paund, me mundësi që shuma të arrijë deri në 116 milionë, por që nga nënshkrimi nuk ka shënuar gol apo asist në nëntë ndeshje në Premier League dhe Champions League.

Rolfes ka theksuar se problemet e Wirtz nuk janë të lidhura me lojtarin, por me procesin e rindërtimit të skuadrës te Liverpool.

"Florian është lojtar ekipi. Aktualisht, ata janë duke ndërtuar një skuadër.

Kur ekipi të funksionojë si ekip dhe secili të ketë rolin e vet, cilësia e Florian do të rritet.

Nuk ka dyshim se ai do të bëhet një lojtar dominues", është shprehur drejtori sportiv i Leverkusen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot