Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Cole Palmer pritet t’i mungojë më gjatë Chelseat seç ishte parashikuar.
Trajneri Enzo Maresca sot u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Nottingham Forest-it në Premier League, shkruan Indeksonline
Maresca tha se Cole Palmer nuk do të rikthehet në nëntor, por do të mungojë edhe gjashtë javë të tjera.
“Isha gabim që thash se Cole Palmer do të rikthehet në nëntor.
Për fat të keq, atij i duhen edhe gjashtë javë më shumë. Nuk do të ketë operacion. Do ta mbrojë Cole Palmerin”, ka thënë Maresca.
Kujtojmë se Cole Palmer ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Chelseat./