Rashford: Nuk e keni parë akoma versionin tim më të mirë

- Bota Sot

Rashford: Nuk e keni parë akoma versionin tim më të mirë

Marcus Rashford po kthehet në një nga surprizat më të mëdha të La Liga-s.

Ai mbërriti te Barcelona si përforcimi yll i merkatos verore dhe deri tani po i përmbush pritshmëritë. Sulmuesi anglez është përshtatur shpejt dhe ndihet shumë mirë në muajt e parë në qytetin katalanas.

“Firmosja me Barçën më ka dhënë energji të reja, një stil të ri loje.

Po ashtu, është një vend i ri për t’u eksploruar”, – tha Rashford për “ITV Football” gjatë angazhimit me kombëtaren, kur Anglia siguroi kualifikimin në Botërorin e ardhshëm. Lëndimet e Lamine Yamal dhe Raphinha i kanë hapur mundësi për të qenë titullar anglezit, duke treguar menjëherë vlerat e tij.

“Ndjej se Barcelona përshtatet në mënyrë perfekte me mua, mund ta ndihmoj shumë.

Është një hap i madh në karrierë, ndihem optimist për të ardhmen”, – shtoi 27-vjeçari, që beson se kalimi te Barça do ta ndihmojë edhe me Anglinë: “Kur të arrij potencialin tim maksimal, do të shihni versionin më të mirë të Rashford”.

Në vetëm 10 ndeshje, ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 5 asistime, duke u bërë lojtari më produktiv i Barçës: “Jam i lumtur për këtë, por e di se mund të bëj edhe më mirë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot