Dhunoi punonjësin e policisë, pezullohet për një vit

- Bota Sot

Dhunoi punonjësin e policisë, pezullohet për një vit

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një vit portierin e Tërbunit, Brajan Marku.

Marku dhunoi një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit, në fundin e sfidës së Kupës, mes Kukësit dhe Tërbunit.

Për këtë rast, ai u arrestua nga policia këtë mesjavë.

Ky episod nuk i shkon aspak përshtat lojës më të ndjekur, ndërsa kthen futbollin shqiptar shumë vite mbrapa.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës:

Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot