Shqipëria ka shkaktuar tronditje në Serbi!
Nuk rehatohen ende nga disfata me rezultat 1:0 nga Shqipëria në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Disfata në Leskovc ka lënë pasoja të serbët, asssi të këndellen.
Lajmi i mirë është se Serbia tani ka rënë për dy vende në ranglistën e FIFA-s, renditet në të 36-tin.
“Fiasko totale e futbollit serb! Pas shuplakës në fytyrë nga Shqipëria, ramë sa më poshtë që të ishte e mundur”, ëhstë titulli i mediumit serb “Sportinjo”.
“Shqipëria, nga ana tjetër, u ngjit nga vendi i 66-të në të 61-tin, falë triumfit në stadiumin "Duboçica" në Leskovc.
Spanja mbetet në krye të renditjes së FIFA-s, ndërsa Argjentina dhe Franca kanë bërë rotacion, kështu që kampionët e botës tani janë të dytët në listë, ndërsa "trengjyrëshit" janë të tretët pas një barazimi kundër Islandës:”, shkruan mes të tjera.