Mesfushori i Realit mund të mungojë ndaj Barcelonës, shkaku i lëndimit

- Bota Sot

Mesfushori i Realit mund të mungojë ndaj Barcelonës, shkaku i lëndimit

Real Madrid do të jenë pa njërin nga mesfushorët e tyre vetëm nëntë ditë para El Clásicos, me dyshime nëse ai do të jetë gati për ndeshjen e madhe në “Santiago Bernabéu”.

Edhe pse Dani Ceballos nuk ka qenë titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos, mungesa e tij do të ishte një goditje për Los Blancos.

Sipas raportimeve të “Marca”, Ceballos nuk ka stërvitur që nga data 8 tetor, gati dhjetë ditë më parë.

Ai ishte një nga lojtarët që nuk mori pjesë në ndeshjet ndërkombëtare, por luajti në një ndeshje stërvitore mes ekipit të parë të Real Madridit dhe skuadrës Castilla.

28-vjeçari nuk ka stërvitur që atëherë, pasi pësoi një problem muskulor, dhe të premten punoi në palestër ndërsa shokët e tij stërviteshin jashtë.

Gazetari Jose Luis Sanchez raporton se problemi lidhet me kofshën e majtë.

Ceballos do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Getafes në “Coliseum”, dhe është gjithashtu në dyshim për përballjen ndaj Juventusit të martën në “Santiago Bernabéu”.

Megjithatë, ai mund të rikthehet për ndeshjen ndaj Barcelonës të shtunën e ardhshme.

Lajmi pozitiv për Los Blancos është se Kylian Mbappe është kthyer në stërvitje dhe ka përfunduar seancën pa asnjë problem.

Mbappe është pushuar nga Real Madridi pas një dëmtimi në kyçin e këmbës gjatë grumbullimit me Francën, por pritet të rikthehet në fushë kundër Getafes.

Ky dëmtim vjen në një moment kur Xabi Alonso ende nuk është plotësisht i sigurt për konfigurimin e tij në mesfushë.

Problemet me mbrojtësin e djathtë mund ta rikthejnë Fede Valverde në atë pozicion, duke lënë një vend bosh në mesfushën e Real Madridit.

Arda Güler, Jude Bellingham, Franco Mastantuono dhe Aurelien Tchouameni duken si opsionet më të mundshme në mungesë të Valverdes apo Ceballos, ndonëse Eduardo Camavinga mund të rikthehet gjithashtu në formacion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot