Forcat ruse rrëzojnë aeroplanin e tyre mbi Krimenë e pushtuar ndërsa po tentonin të zmbrapsnin sulmet ukrainase me dronë

- Bota Sot

Forcat ruse rrëzojnë aeroplanin e tyre mbi Krimenë e pushtuar ndërsa po tentonin të zmbrapsnin sulmet ukrainase me dronë

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar aeroplanin e saj mbi Krimenë e pushtuar, ndërsa po përpiqej të zmbrapse një sulm me dron ukrainas natën e 16-17 tetorit.

Zëdhënësi i Marinës së Ukrainës, Dmytro Pletenchuk, njoftoi për këtë lajm nënë Apostrof, një kanal lajmesh ukrainas në YouTube.

"Ata ishin aq të etur për të zmbrapsur sulmet ukrainase saqë përfunduan duke rrëzuar aeroplanin e tyre mbi Krime sot. Lufta vazhdon", shtoi ai.

Pletenchuk nuk e specifikoi modelin e aeroplanit. Kanalet e mediave sociale sugjerojnë se forcat ruse kanë rrëzuar një aeroplan luftarak Su-30SM.

Zëdhënësi i Marinës së Ukrainës tha gjithashtu se një depo tjetër nafte në Krimenë e pushtuar nga Rusia, është përfshirë nga flakët. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot