Një moment i veçantë familjar pritet të ndodhë këtë të premte në Ligue 1, ku do të përballen për herë të parë në karrierën e tyre profesionale vëllezërit Désiré dhe Guéla Doué.
Désiré Doué, 20 vjeç, do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain, ndërsa vëllai i tij i madh, Guéla Doué, 23 vjeç, do të përfaqësojë Strasbourg-un.
Për më tepër, ndeshja zhvillohet në një ditë simbolike, pikërisht në ditëlindjen e 23-të të Guéla-s, duke e kthyer sfidën në një dhuratë të veçantë për futbollistin nga Bregu i Fildishtë.
Désiré, i cili së fundmi është rikthyer në stërvitje me PSG-në pas një dëmtimi, publikoi në rrjetet sociale një foto të vjetër të tyre si fëmijë, duke kujtuar rrugëtimin që i ka çuar të dy deri në elitën e futbollit francez.
Ky takim i veçantë familjar do të shtojë emocionet në përballjen që hap javën e Ligue 1 në “Parc des Princes”, ku vëllezërit Doué do të ndajnë fushën për herë të parë, por në anë të kundërta.