Drita e Gjilanit është gati për sfidën e nesërme ndaj Malishevës.
Kampioni në fuqi kërkon tre pikë dhe gradualisht të ngritet drejt kreut të tabelës së klasifikimit.
Përballja mes Dritës dhe Malishevës do të luhet nesër në orën 13:00 në stadiumin te rrethi.
Drita renditet në vend të katërt me 11 pikë e cila ka një më shumë se Malisheva që gjendet dy vende më poshtë.
Për takimin e nesërm, kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, tha se i pret një ekip stabil me mjaft individë cilësorë individual.
"FC Malisheva ka ekip solide, por më tepër e vlerësoj si grup, kurse tash po marrin pjesë edhe në garat evropiane.
E kemi analizuar ndeshjen me ata dhe shpresojë të rikthehemi ashtu si duhet, në fakt jemi kthyer pas ndeshjeve me kombëtare", tha Ramadani.
Ramadani njoftoi për gjendjen futbollistëve.
Është kthyer Rron Broja dhe ka filluar stërvitjet Blerim Krasniqi dhe shpresojë të jenë të gatshëm të angazhohen javën e ardhshme, askush nuk ta falë fitoren dhe shpresoj që të punojmë të gjithë bashkë, përfundoi Ramadani.