Futbollistja e re Angjelina Dreshaj është objektiv i skuadrës portugeze Porto, anëtare e Ligës së Dytë.
Gazetari italian Rudi Galetti, bëri të ditur lajmin se lojtarja 17-vjeçare e Buduçnosti është në "radar" të klubit portugez.
"Porto dëshiron të përforcojë ekipin, dhe një nga objektivat kryesore është Angjelina Dreshaj", raporton Galetti.
Shqiptarja Angjelina Dreshaj, është motra e kapitenit të Deçiqit, Jonathan Dreshaj, e cila do të mbushë 18 vjeç më 25 prill të vitit të ardhshëm.
Ajo ka nënshtetësi të dyfishtë malazeze - amerikane, e cila ka luajtur për përzgjedhjen malazeze te pioniereve dhe kadeteve, ndërsa tani është anëtare e ekipit kombëtar të të rejave
"Për Porton, Dreshaj është profili perfekt i lojtares, mund të luajë si sulmuese krahu dhe si sulmuese qendrore", thotë Galetti.