Gjilani kërkon daljen nga kriza e thellë

- Bota Sot

Gjilani kërkon daljen nga kriza e thellë

Gjilani kërkon daljen nga kriza e thellë e rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadrën e Gjilanit e pret punë e vështirë në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, e cila ndeshje do të luhet nesër (13.00) në stadiumin “Sami Kelmendi: në Lipjan.

Gjilani qëndron keq në tabelë, në pozitën e fundit me 7 pikë sa ka edhe Prishtina e Re në pozitën e parafundit (i nënti).

Gjilani me kryetrajnerin e ri, Debatik Curri, synojnë të mbarën nga dita e nesërme.

“Atmosfera në skuadër është pozitive dhe e motivuar, ndërsa lojtarët po tregojnë përkushtim dhe energji të lartë për të arritur rezultatin e dëshiruar në ndeshjen e radhës.

Drejtuesit e klubit kanë vlerësuar përkushtimin e ekipit dhe kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të punës me disiplinë dhe besim, duke pasur qëllim që SC Gjilani të paraqitet në nivelin më të lartë të mundshëm para tifozëve të vet besnikë”, thuhet mes të tjera nga SC Gjilani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot