Shkëlzen Gashi zbarkon në UEFA! Përkrah ikonave Rakitiç, Kjaer, Vertongen e Mario Suarez për t’u bërë… lider

- Bota Sot

Shkëlzen Gashi zbarkon në UEFA! Përkrah ikonave Rakitiç, Kjaer, Vertongen e Mario Suarez për t’u bërë… lider

Shkëlzen Gashi ka nisur tashmë një rrugëtim të ri, pasi ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, prej kohësh ndjek kurset në FSHF për trajner. Por tashmë ish-sulmuesi po e bën një gjë të tillë edhe në UEFA.

Ai është bërë pjesë e kursit Master për ish-sportistët “Nga lojtarë në liderë”, duke ndjekur seminaret që zhvillohen nga organizata që drejton futbollin në Europë për të përgatitur për një karrierë të re si drejtues emra të cilët i kanë dhënë lamtumirën futbollit të luajtur.

Në këtë kurs marrin pjesë emra mjaft të njohur, si Ivan Rakitiç, Bruno Alvesh, Simon Kjaer, Jan Vertongen apo Mario Suarez, të cilët në këto ditë përkrah Gashit kanë thelluar njohuritë e tyre rreth futbollit edhe jashtë fushës së lojës ku ata kanë dhënë kontribut për shumë vite me radhë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot