Xhaka në Gjilan! Zeqiri: Gjimnazistët u entuziazmuan me prezencën e tij

- Bota Sot

Xhaka në Gjilan! Zeqiri: Gjimnazistët u entuziazmuan me prezencën e tij

Ragip Xhaka, prindi i yjeve të futbollit Granitit e Taulantit, ka vizituar qytetin e Gjilanit.

Me këtë rast është pritur nga Jeton Rexhepi, drejtor i Gjimnazit “Zenel Hajdini”.

Ai e priti me stafin e tij të mësimdhënësve dhe të nxënësve.

Në sallë është fotoja e madhe e Granit Xhakës.

Arben Zeqiri, ish futbollist i mirënjohur dhe profesor, tha se gjimnazistët u entuziazmuan me prezencën e tij.

“Ishte kënaqësi e respekt i veçantë ta mirëpresim në Gjimnazin tonë me traditë mbi 80 vjeçare, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, z. Ragip Xhaka, Babain e futbollistëve të mëdhenj Taulant e Granit Xhaka.
Gjimnazistët u entuziazmuan me prezencën e tij dhe sidomos teksa dëgjuan nga afër për rrugën e mundimshme që kanë kaluar, për të përqafuar, suksesin, famën e reputacionin në futbollin botëror që gëzojnë sot Taulanti e Graniti…

Falënderime nga zemra z. Xhaka për kohën e kaluar në mesin tonë, derisa dyert e komunitetit tonë do të jenë gjithmonë të hapura për ju e persinalitete të përmasave kombëtare sikurse jeni ju!…”, ka shkruar Zeqiri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot