Shqiptarët e Kosovës në histori të Kroacisë që nga koha e Franjo Tugjmanit!

- Bota Sot

Shqiptarët e Kosovës në histori të Kroacisë që nga koha e Franjo Tugjmanit!

Kujtim Shala, është i pari shqiptar nga Kosova, që përfitoi zemrat e qindra mijëra kroatëve në fund të viteve të 80-ta.

Treshja e famshme Kujtim Shala, Davor Shuker – Zvonimir Boban, emra që kurrë nuk harrohen në histori të dinamovitëve dhe të kroatëve.

Çfarë e bën të veçantë Kujtim Shalën nga gjithë të tjerët?

Shala ka qenë kokëfortë, temperament dhe një trim që nuk e kishte shoqin!

Halë në sy për regjimin e Beogradit!

Shala nuk e ka pas problem të kacafytej me serbët qoftë në fushë, por edhe jashtë saj!

Ngriti dy gishta në mes të Nishit, u përplas me Novi Sad dhe në Sarajevë nuk i duroj!

Kujtim Shala është heroi për kroatët!

Kurrë kroatët nuk ia harrojnë Shalës që në kohërat më të vështira i përgjigjet ftesës së selektorit kroat, Drazhan Jerkoviq!

Shala i pari shqiptar nga Kosova, që veshi fanellën e Kroacisë, krahas tij edhe 13 kroatë!

Ishte viti 1990, 17 tetor, Beogradi zemërohej, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zbarkojnë në tokën kroate pikërisht në Zagreb në stadiumin Maksimir, ku zhvillohej ndeshja revyale mes Kroacisë dhe SHBA-së, fituan kroatët me rezultat 2:1. 

Shala titullar, Beogradi i tërbuar për faktin se krahas 13 kroatë edhe një shqiptar nga Kosova. 
Jugosllavia po shembej gradualisht dhe me 27 qershor të vitit 1991 vdiq përgjithmonë ky shtet artificial!

Ardian Kozniku, ylli që nga Vëllaznimi e Prishtina shkoi në Hajduk të Splitit.

Gati sa humbi jetën gjatë aterrimit me aeroplan special me drejtuesit e Hajdukut, ku rrëzohej në një livadh në njërën nga vendet në Serbi.

Falë Zoti shpëtuan, Kozniku nënshkroi me Hajdukun dhe Prishtina mori si dëmshpërblim 350 mijë marka.

Kozniku bëhet një emër i veçantë pas Shalës së madh! Një emër i veçantë në Hajdukun e Splitit për faktin se në edicionin e parë të Kampionatit të pavarur të Kroacisë është shënues më i mirë i kampionatit me 12 gola të shënuara dhe me Hajdukun kampion.

Kozniku ftohet në kombëtare kroate.

Mirosllav Çiro Bllazheviq, edhe sot është në zemrat e gjeneratës së vjetër dhe të mesme të shqiptarëve të Kosovës, ftoi Koznikun në petkun e Kroacisë ku fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Francë.

Mjeshtrit Bllazheviqi çuditërisht nuk e aktivizoj asnjë minutë Koznikut në lojë në Kampionatin Botëror.
Kjo ishte e padrejtë.

Fundja, Kozniku është shqiptari i parë nga Kosova që përqafoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
Shqiptarët në histori të Kroacisë që nga koha e Franjo Tugjmanit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot