Harry Kane krijon futbollistin e tij perfekt

- Bota Sot

Harry Kane krijon futbollistin e tij perfekt

Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka zbuluar atributet që ai beson se do të përbënin futbollistin perfekt.

Sulmuesi kombinoi cilësitë më të mira të elitës së futbollit modern.

Në një intervistë me Daily Mail, transmeton Klankosova.tv, Harry Kane tha se lojtari ideal duhet të ketë këmbën e djathtë të Cristiano Ronaldos, të majtën e Lionel Messit, shpejtësinë e Alphonso Davies dhe fuqinë fizike të Erling Haaland.

Ai gjithashtu do të merrte inteligjencën futbollistike të Sergio Busquets dhe individualitetin e John Stones.



Lexoni të gjitha në Bota Sot