Reali i Madrid luan nesër mbrëma derbin me Getafe-n, por në konferencën e sotme për shtyp të Xabi Alonso-n e gjithë vëmendja i shkoi takimit që do të luajë Barcelona dhe Villareal në Majemi në muajin dhjetor.
Sipas trajnerit të Real-it ky takim duhet të zhvillohet në “Estadi de la Ceràmica” dhe jo në “Hard Rock Stadium”. “Opinioni im nuk ka ndryshuar, mbetet ai që kisha dy muaj më parë.
Nuk jam dakord që ndeshja të luhet në SHBA pasi kështu do të prishej barazia e konkurimit.
Nëse ndodh atëherë kushtet e garës të ekipeve të La Liga-s nuk janë më të njëjta për të gjitha skuadrat”, akuzoi Xabi Alonso.
Sa i përket rivalit të radhës, Getafe, Alonso tha se ishte një ekip që kishte një trajner, i cili u merr më të mirë lojtarëve.