Skuadra e Gjilanit me kryetrajnerin e ri Debatik Curri kthehet me tre pikë nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Ballafaqimi mes Prishtinës së Re dhe Gjilanit përfundoi me fitoren e udhëtuesve, me rezultat 1:0.
Tre pikë të mëdha për udhëtuesit, ndërsa Prishtina e Re zhgënjeu në cilësinë e vendasit dhe fundoset në renditje.
Futbollisti Jaroviq shënoi në minutën e 85-të për Gjilanin.
Prishtina e Re renditet në fund të tabelës me 7 pikë, ndërsa Gjilani ngritet në vend të shtatë me 10 sosh.