Drita triumfon në finish ndaj Malishevës

- Bota Sot

Drita triumfon në finish ndaj Malishevës

Drita, kampion në fuqi, mezi e ka mposhtur (2:1) me Malishevën, në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Drita ndali tre pikë në finish të takimit.

Një finish dramatik dhe një fitore e madhe për Dritën.

Pjesa e dytë ka qenë mjaft interesante e me tre gola.

Për Dritën shënuan Besnik Krasniqi (67’ – nga penalltia), Albert Dabiqaj (87’ – nga penalltia) dhe për udhëtuesit Xhemajl ibishi (80’).

Drita renditet në vend të katërt me 14 pikë e Malisheva është në vend të gjashtë me 10 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot