Egnatia dhe Dinamo përballen sot në një ndeshje të parë mes tyre në këtë sezon, ku të gjithë i shohin si pretendentët kryesorë për të fituar trofetë.
Rrogozhinasit e kanë nisur si zakonisht kampionatin duke qenë pranë kreut, ndërsa për kryeqytetasit starti ka qenë pak më i komplikuar dhe situata është rregulluar vetëm falë dy fitoreve të fundit.
Ashtu siç pritej, Tetova nuk ka bërë lëvizje në rreshtimin e skuadrës së tij në krahasim me ndeshjet e kaluar, ndërsa Daja nuk ka kursyer forcat në sulm duke hedhur nga minuta e parë Nani, Vila, Bregu, Qardaku dhe Guindo.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Aleksi, Fernando, Albanese, Selmani, Ruçi, Buriç.
Trajner: Edlir Tetova
DINAMO: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Lorran, Gudiabi, Nani, Qardaku, Bregu, Vila, Guindo.
Trajner: Ilir Daja